Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh
Reshjet e denduara të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje masive në fshatin Miliskajë të Krujës, ku disa familje kanë mbetur në qiell të hapur prej katër ditësh. Shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga uji dhe banorët thonë se nuk kanë ku të shkojnë, pasi i kanë të gjitha në fshat, nga bagëtitë te prodhimet bujqësore. Në terren, banorët tregojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga institucionet lokale apo qendrore dhe se ndihen të braktisur në një situatë të rëndë. Ato thonë se ndihma e vetme e marrë deri më tani ka qenë dy pako oriz dhe dy pako makarona, të pamjaftueshme për familjet që kanë mbetur jashtë. “Jemi përmbytur, ka 4 ditë. Këtu nuk ka ardhur as shteti, as komuna, as bashkia. I...
Burimi:
gijotina.com