Përmbytjet në Himarë, bashkia i bën thirrje banorëve: Shmangni lëvizjet që s’janë të domosdoshme
Qyteti i Himarës është prekur nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë përmbytur disa rrugë periferike, ndërsa uji ka depërtuar në katin e parë të godinës së Komisariatit të Policisë. Bashkia e Himarës i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet që nuk janë të domosdoshme, qoftë me automjet dhe me këmbë. “Të nderuar qytetarë, banorë të Himarës dhe fshatrave të saj! Prej mëngjesit të sotëm, rajoni jonë është përfshirë nga një valë reshjesh me intensitet shumë të lartë, duke shkaktuar vërshime të përrenjve, të cilët kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë dhe mjedise të tjera. Ju bëjmë thirrje që të shmangni çdo lëvizje që nuk është e domosdoshme, qoftë me automjete dhe me këmbë. Qëndroni në mjedise të sigurta derisa...
Burimi:
top-channel.tv