Përmbytjet në Gjirokastër, reshjet e shiut vijuan edhe gjatë natës, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike

Përmbytjet në Gjirokastër, reshjet e shiut vijuan edhe gjatë natës, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike

Në Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë. Ndërkohë në njëjësinë administrative Kurvelesh, bashkinë Tepelenë, Ballaban dhe bashkinë Këlcyrë mungon energjia elektrike Njoftimi i plotë: Situata në qarkun Gjirokastër datë 10.01.2026, ora 8.00. Gjatë natës në territorin e qarkut ka patur reshje shiu, të cilat vazhdojnë. – Nga komunikimi me DVP e qarkut informohem se aksi rrugor Gjirokastër – Tepelenë vazhdon të jetë me një kalim pranë Shkallës së Zezë, kontraktori është prezentë gjatë gjithë kohës dhe po punon për largimin e dherave. Aksi rrugor Përmet – ⁠Dogana e Tre Urave është i qarkullueshëme...