Permbytjet në Fier kujtohet Balluku: Do të kompensohen të gjithë banorët
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zbritur sot në zonën e Hasturkas për të “monitoruar nga afër” situatën pas rritjes së nivelit të ujërave. Me të vërtetë, situata është dramatike: kolektorët që duheshin të ishin të pastruar prej javësh duket se ekzistojnë vetëm në letra. Në terren, nuk shihet asnjë eskavator, asnjë punonjës, dhe ndërkohë ujërat kanë bërë detyrën e tyre – përmbytjet. Gjatë inspektimit, Balluku bëri të ditur se situata “po shkon drejt përmirësimit”, pasi niveli i lumit Seman ka rënë plot 15 centimetra. Në fakt, kjo është më shumë një rënie simbolike sesa një zgjidhje reale, por mjafton për të dhënë shpresë dhe për të justifikuar premtimet për dëmshpërblime. Ndërkohë, edhe prurjet në kaskadën e Devollit janë minimale, duke i lehtësuar hidrocentraleve punën – sigurisht...
Burimi:
gijotina.com