Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, niveli i ujit në sera arrin në 2 m/ Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit
25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative Frakull, janë nën ujë nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë. Përmbytjet kanë dëmtuar rreth 60 kultivues të cilët pohojnë se uji në sera ka arritur në nivelin e dy metrave, si asnjëherë më parë teksa theksojnë se luleshtrydhja tashmë është në fazën e prodhimit te saj. Kjo është situatë e përsëritur thonë fermerët e dëmtuar teksa pohojnë se nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë përveçse në përmbytjet e herës së parë në vitin 2015, kur janë dëmshpërblyer me 10% të dëmit që kanë pësuar. Ata pohojnë të indinjuar, teksa ndodhen në situatë katastrofike , askush nuk ka dalë në terren për të parë nga afër situatën e tyre. Sipas...