Përmbytjet në Durrës/ 848 banorë të evakuuar, mijëra hektarë nën ujë

Përmbytjet në Durrës/ 848 banorë të evakuuar, mijëra hektarë nën ujë

Situata e rënduar nga reshjet e ditëve të fundit vazhdon të jetë shqetësuese në qarkun e Durrësit. Autoritetet  raportojnë se 848 banorë janë evakuuar deri tani, ndërsa vlerësimi i dëmeve në banesa dhe ekonomi familjare po vijon. Në zonën e Sukthit mbetet një situatë kritike, pasi rreth 2800 hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të jenë të përmbytura, duke rrezikuar prodhimin dhe jetesën e dhjetëra familjeve. Banesa të shumta janë përmbytur në Durrës, Sukth, Shijak dhe Katund të Ri, ndërsa inspektimi i dëmeve është në proces nga grupet në terren. Përmbytje janë regjistruar edhe në Krujë dhe Shijak, ku uji ka hyrë në banesa dhe parcela bujqësore. Disa zona ka nisur ulja e nivelit të ujit, por një pjesë e territorit mbetet ende nën ndikimin e lartë...