Përmbytjet “mbërrijnë” në Tiranë, “Lana” bëhet gati të dalë nga shtrati (VIDEO)

Përmbytjet “mbërrijnë” në Tiranë, “Lana” bëhet gati të dalë nga shtrati (VIDEO)

lana TIRANË- Reshjet intensive të shiut kanë mbërthyer vendin, duke shkaktuar përmbytje katastrofike pothujase në të gjithë vendin. Ndërkohë, në Tiranë gjatë orëve të fundit reshjet janë intensifikuar dhe si rezultat prurjet e lumit “Lana” janë rritur shumë. Situata më problematike paraqitet pranë pallatit me shigjeta, ku siç duket edhe në pamje “Lana” rrezikon të dalë nga shtrati. Në këtë zonë, lumi Lana ka dalë disa herë nga shtrati, kur moti ka qenë me shi të dendur. Megjithatë, kryeqyteti paraqitet me situatën më pak problematike sa i përket përmbytjeve. Aktualisht nuk janë regjistruar problematika, dëme apo trafik të dendur automjetesh./ZËRI