Përmbytjet lënë pas baltë dhe llum, banorët e Novoselës: Kemi mungesë ushqimi për bagëtitë, sipërfaqet me kullota janë shkatërruar

Përmbytjet lënë pas baltë dhe llum, banorët e Novoselës: Kemi mungesë ushqimi për bagëtitë, sipërfaqet me kullota janë shkatërruar

Në ditën e tetë të daljes së lumit Vjosë nga shtrati, dëmet janë ende evidente në zonën e fshatit Bishan, njësia administrative Novoselë, Vlorë. Banorët e këtij fshati vazhdojnë punën për pastrimin e zonave të përmbytura, duke larguar mbeturinat dhe baltën që lumi ka sjellë në pronat e tyre. Ndërkohë, banorët ankohen për mungesë ushqimi për bagëtinë pasi dëmi më i madh për ta lidhet me ushqimin e bagëtive. Sipërfaqet ku ata kishin kullota janë shkatërruar nga përmbytja dhe lumi ka marrë me vete barin e bagëtive. Për pasojë, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente me ushqim për bagëtitë, pasi lopët dhe kafshët e tjera po vuajnë nga mungesa e ushqimit. “Janë dëmtuar mobilet, karriget, çdo gjë që ishte këtu. Uji ka arritur në 50-60 cm”, shprehet...