Përmbytjet dhe zjarret në Vlorë, Emergjencat Civile: Zjarrfikëset s’kanë mjete! Rrugët janë të pakalueshme

Përmbytjet dhe zjarret në Vlorë, Emergjencat Civile: Zjarrfikëset s’kanë mjete! Rrugët janë të pakalueshme

Përmbytjet nxorën në pah problematikat e shumta që ka bashkia e Vlorës, sidomos nga mungesa e pastrimit të kanaleve. Sipas kreut të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për rajonin jugor, Ilirjan Hasani, pushteti vendor duhet të marrë masa si për përmbytjet e dimrit ashtu dhe për zjarret e verës. Ndërsa situata e përmbytjeve tashmë ka kaluar, vëmendja mbetet te përballimi i zjarreve dhe problematikave që ato sjellin. Hasani nënvizon nevojën për forcimin e ndërlidhjes dhe komunikimit me radio, si dhe përmirësimin e shërbimit zjarrfikës, i cili në bashkinë e Vlorës dhe në Selenicë vijon të ketë mungesa në mjete. Viti 2025 u karakterizua nga situata të vështira, ndërsa një tjetër element që kërkon vëmendje është ndërhyrja në rrugët rurale, për të mundësuar afrimin sa më...