Përmbytjet, asnjë i dënuar në 3 dekada/ 2.5 miliardë dollarë dëme në 30 vite, KLSH zbulon dështimin zinxhir të institucioneve
Gati 2,5 miliardë dollarë llogaritet dëmi i përmbytjeve në tre dekada, e megjithatë askush nga përfaqësuesit e institucioneve që janë të angazhuara me mirëmbajtjen e sistemit hidrik në Shqipëri, vlerësimin e riskut para dhe gjatë emergjencave nuk ka dhënë llogari para drejtësisë dhe as është gjetur fajtor. Fatura e dëmit ekonomik bëhet publike nga një raport i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kaluar në lupë përgjegjësitë në nivel qendror dhe të pushtetit lokal duke nisur nga ministria e bujqësisë deri tek ndërmarrjet që administrojnë argjinaturat, sistemin kullues dhe kanalizimet. Gjetjet janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbas auditimit mbi përmbytjet e 2024 në qytetin e Vlorës, ku dhe janë administruar qindra dokumente mbi hartën, kanalizimin, deri tek hidrovorët...
Burimi:
top-channel.tv