Përmbytje në Himarë/ Banorët: Përroi u mbush menjëherë, dëme në katet e para
Reshjet e shiut të ditës së sotme shkaktuan përmbytje në Himarë pas vërshimit të përroit. Banesat që ndodhen afër shtratit të përroit, kanë prani uji dhe bante në katet e para duke i shkaktuar dëme në orenditë shtëpiake. “Reshjet kanë qenë shumë të forta dhe përroi u mbush menjëherë. Uji doli në rrugë dhe hyri edhe në shtëpitë tona. Dëmet janë kryesisht në katet e para”, tha një banore. Gjithashtu presencë të baltës dhe uji ka dhe përpara komisariatit të policisë. Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar një situatë problematike edhe në fshatin Qeparo të Bashkisë Himarë. Përmes një njoftimi, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka shkruar se vërshimi i ujit në Qeparo ka shkaktuar përmbytje në rrugë, toka dhe banesa. Sipas...
Burimi:
gijotina.com