Përmbytje e paralajmëruar në Berat/ Inxhinieri: E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro!
Pas përmbytjeve të fundit në qytetin e Beratit, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme, inxhinieri Pavlo Shkarpa ka akuzuar drejtpërdrejt autoritetet për keqmenaxhim dhe investime abuzive. Shkarpa, i cili kishte paralajmëruar më herët për rrezikun, e cilësoi situatën jo një fatkeqësi natyrore, por një “fatkeqësi njerëzore” të shkaktuar nga vendime të gabuara. Në qendër të akuzave të tij qëndron argjinatura e lumit Osum, një investim me vlerë 3.5 milionë euro, e cila sipas tij dështoi të mbronte qytetin. Ai pretendoi se projekti u realizua pa u konsultuar me ekspertë dhe inxhinierë vendas, ndërsa kritikoi ashpër faktin që ndërtimi i një infrastrukture kaq jetike iu besua firmës së Pëllumb Salillarit, duke e quajtur “turp dhe faqe e zezë për çdo qeveri”. Sipas analizës së tij teknike,...
Burimi:
gijotina.com