Përmbytja në Porto Romano/ Skandali, Rama fryu me 8 mln euro faturën për “2T” dhe “Adriatik” (Dokumenta)

Përmbytja në Porto Romano/ Skandali, Rama fryu me 8 mln euro faturën për “2T” dhe “Adriatik” (Dokumenta)

Nga Boldnews.al Zona e ish-Kënetës dhe Porto Romano-s në Durrës janë përmbytur thuajse tërësisht në këtë fillim janari, për të tretën brenda 12 muajve. Një investim me vlerë 20 milionë euro i qeverisë shqiptare, nëpërmjet Bashkisë së Durrësit, për rehabilitimin e rrjetit kullues në zonën periferike dhe problematike të qytetit bregdetar, i aplikuar në vitet 2021-2022, rezulton tërësisht defektoz. Në foto: Pamje nga përmbytja në zonën e ish-Kënetës, Durrës Ndërkohë që situata më e fundit ka vënë pikëpyetje mbi mënyrën se si është zbatuar projekti nga kompanitë fituese të tenderit, “2T” dhe “Adriatik”, disa dokumenta të konsultuar nga “Boldnews.al” mundohen të hedhin dritë mbi një situatë, e cila duket se përbën një skandal të vërtetë financiar. Në diskutim është një shumë prej 8 milionë eurosh,...