Përmbytet këndi i lojërave në Durrës, fëmijët luajnë mes ujit
Këndi i lojërave buzë detit në Durrës nën ujë, por nuk braktiset. Rrebeshet e djeshme të shiut kanë lënë gjurmë në shëtitoren bregdetare “Taulantia”, në zonën e njohur si Vollga, në Durrës. Këndi i lojërave është përmbytur, me pellgje uji që mbulojnë sipërfaqen ku zakonisht luajnë fëmijët dhe pushojnë të moshuarit. Megjithatë, kjo e shtunë me diell nuk e ka gjetur bosh. Mundësitë e argëtimit për fëmijët në sheshe publike janë të pakta, ndaj fëmijët ngjiten në rrëshqitëse, edhe pse përfundojnë mes ujit, të lagur por me buzëqeshje. Edhe të rriturit vijojnë lojërat e tavolinës me këmbët në ujë. Fundjava solli mot të kthjellët, ndërsa pasojat e përmbytjeve të djeshme mbeten ende të dukshme në terren. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv