No Image Available

Përmbytet fshati Gjorm, banorët çohen në protestë: Situatë e përsëritur sa herë ka reshje shiu

protesta e banoreve KURBIN- Banorët e fshatit Gjorm, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në Bashkinë Kurbin, kanë dalë në protestë mesditën e sotme pasi gjenden në një situatë kaotike për shkak të përmbytjeve. Reshjet e shiut, vërshimi i ujit dhe dëmtimi i rrugëve, është kjo gjendja me të cilën po përballen banorët e kësaj zone prej disa orësh, ndërsa pushteti vendor dhe qendror nuk po vepron për të marrë masat. Përballë kësaj situate, në shenjë indinjate, banorët janë çuar në protestë dhe kanë bllokuar rrugën nacionale Laç–Mamurras. Ata kanë bllokuar rrugën për disa minuta, ku nuk kanë munguar as përplasjet, teksa kërkojnë të merren masat pasi theksojnë se kjo situatë është e përsëritur sa herë ka reshje. Sipas tyre, kjo vjen si pasojë...