Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë
Një kamion i ngarkuar me gurë është përmbysur në rrugë në zonën e Porto Romanos, në Durrës. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime, por situata e krijuar ka paraqitur rrezik për qarkullimin dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës. Përtej faktit që nuk pati të lënduar, kjo ngjarje rrugore nxjerr në pah problematikat që lidhen me mënyrën e ngarkimit dhe sigurimit të materialeve të rënda. Transporti i tyre kërkon respektim rigoroz të rregullave teknike dhe të sigurisë, ndërsa neglizhenca në vendosjen apo në sigurimin e ngarkesës mund të ketë pasoja të rënda për jetën e përdoruesve të rrugëve dhe për infrastrukturën rrugore.
Burimi:
gijotina.com