Përleshja në Delvinë/ “Një shkelje këmbe…”,  flet për TCH një nga nxënësit që u godit katër herë me thikë: Ja si nisi sherri

Përleshja në Delvinë/ “Një shkelje këmbe…”, flet për TCH një nga nxënësit që u godit katër herë me thikë: Ja si nisi sherri

Pas publikimit të rastit në Top Channel, janë marrë masa ndaj 15-vjeçarit të përfshirë në incidentin e ndodhur në gjimnazin Gjimnazi “Sulejman Delvina” në Delvinë. Adoleshenti Frenki Hamiti, i cili goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij Dhionis Cavo, 16 vjeç, është përjashtuar nga shkolla pas publikimit të ngjarjes dhe protestës së nxënësve. Sipas dëshmisë së vetë të plagosurit, konflikti mes tyre ka nisur për një arsye të vogël, një shkelje këmbe pa dashje brenda ambienteve të shkollës. Debati është përshkallëzuar më pas jashtë oborrit të shkollës, ku situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është përdorur thika. Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur dy adoleshentë. Dhionis Cavo, nxënës i vitit të dytë në gjimnazin Gjimnazi “Sulejman Delvina”, u godit në shpatull dhe në krah, ndërsa...