Përleshja e dy grupeve shqiptare me tre të plagosur në Itali, ‘molla e sherrit’ një vajzë! Arrestohen 3 vëllezërit
Tre vëllezër shqiptarë u arrestuan nga policia italiane në banesat e tyre në Mestre të Trevizos, Itali (pranë Venecias). Njëri prej tyre, vetëm 22 vjeç, akuzohet për tentativë vrasjeje për shkaktimin e tre plagëve të thella me thikë ndaj Alfred Hoxhaj, 30 vjeç, në gjoks, bark dhe pjesën e poshtme të shpinës, gjatë një përleshjeje që shpërtheu më 10 nëntor të vitit të kaluar, në parkingun në Via Svevo në Mogliano. Të dëmtuar mbetën edhe xhaxhai e një kushëri i tij, por me lëndime të lehta. Hoxhaj, megjithëse i plagosur, u përgjigj duke qëlluar tre herë me armë zjarri, të cilat dështuan për shkak të tytës së lakuar në mënyrë anormale. Plumbat nuk e goditën sulmuesin, por tre makina të parkuara (foto kryesore, vendi i...
Burimi:
sot.com.al