Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës. Sipas Policisë, një 41-vjeçar ka goditur me grushte dhe sende të forta 48-vjeçarin G.M, gjatë një një konflikti për motive të dobëta. Si pasojë e plagëve të marra, 48-vjeçari ka përfunduar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa 42-vjeçari është arrestuar nga Policia, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin G. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin G. M., 48 vjeç, banues në Konispol,...