Përkujtohet tragjedia e Otrantos, përlotet ministrja Ismaili: Ka lënë një shenjë që nuk mund të zbehet kurrë

Përkujtohet tragjedia e Otrantos, përlotet ministrja Ismaili: Ka lënë një shenjë që nuk mund të zbehet kurrë

81 karrige u vendosën buzë detit të Jonit në Vlorë me fjongo të zeza për të simbolizuar jetët e ndërprera të burrave grave e fëmijëve që i përpiu deti teksa nisën rrugëtimin drejt një jete më të mirë. Në përkujtimin e tragjedisë së Otrantos 29 vite më parë, e pranishme ishte dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht deputetja e qarkut Vlorë, Erjona Ismaili, e cila u përlot gjatë ceremonisë. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se kjo tragjedi ka lënë një shenjë, që sado vite të kalojnë, nuk do të zhbëhet dhe as nuk do të zbehet. “Falënderoj familjarët që më dhanë mundësinë t’i bashkohem dhimbjes së tyre, në këtë ceremoni përkujtimore për 81 viktimat e Tragjedisë së Otrantos. Unë kam...