Përkujtimi i 21 Janarit! Zbardhet agjenda e homazheve ditën e nesërme, ja kush pritet që të marrë pjesë
ceremoni e 21 janarit TIRANË- Ditën e nesërme do të mbahen homazhe në përkujtim të 4 protestuesve të vrarë në 21 Janarin e vitit 2011, në orën 10:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Pas homazheve që do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit, kryeministri Rama pritet të mbajë një fjalë në godinën e qeverisë, përpara familjarëve të katër viktimave të ngjarjeve të 21 Janarit. Çfarë ndodhi më 21 janar? Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas...
Burimi:
zeri.ai