Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Pogradec pas rrëshqitjes së dheut, ARRSH lajmëron ndalimin e qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë
Autotiteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ndalimin e qarkullimit të mjeteve me tonazh të rëndë në aksin Librazhd-Pogradec pas përkeqësimit të situatës nga rrëshqitja e dheut në aks. Njoftimi i ARRSH Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se: Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative, deri në...
Burimi:
top-channel.tv