Përkeqësohet situata në aksin Librazhd – Pogradec, ARRSH: Ndalohet qarkullimi për autobusët dhe mjetet e rënda

Përkeqësohet situata në aksin Librazhd – Pogradec, ARRSH: Ndalohet qarkullimi për autobusët dhe mjetet e rënda

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është përkeqësuar situata në vendin e rrëshqitjes së dherave te “Arrat e Gurrës”, në aksin Librazhd-Pogradec. Për shkak të rrezikut, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve do të ndalohet deri në një njoftim të dytë. Njoftimi i ARRSH Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.⚠️Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se:⛔️Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe...