Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Përkeqësohen kushtet detare për shkak të motit, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës
Autoritetet detare kanë njoftuar për përkeqësim të ndjeshëm të kushteve hidrometeorologjike në det, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë periudhës 2–7 janar 2026. Sipas parashikimeve, duke filluar nga ora 06:00 e datës 2 janar, era do të fryjë nga drejtimi jug–jugperëndim me forcë 5–6 ballë, shpejtësi 10–15 m/s dhe dallgëzim që pritet të arrijë nga 1 deri në 1.5 metra. Për shkak të këtyre kushteve, është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe e anijeve të peshkimit që operojnë brenda Gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, nga ora 06:00 e datës 2 janar deri në orën 06:00 të datës 7 janar 2026. Drejtuesit e mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit këshillohen të tregojnë kujdes maksimal, të marrin parasysh kushtet...