Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit
Përkeqësimi i kushteve meteorologjike ka sjellë pezullimin e lundrimit për anijen e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë, e cila ka anuluar mbërritjen dhe nisjen nga Porti i Vlorës për ditën e sotme. Sipas njoftimit nga Kapiteneria, masat shtrënguese përfsijne edhe mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, të cilave u është ndaluar dalja në det për sot dhe nesër. Ndërkohë që anijet e transportit ndërkombëtar tregtar do të vijojnë operimet normalisht. Situata detare pritet të jetë e rënduar me erëra që arrijnë shpejtësinë 15-20 m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri në 2.50 metra, parametra këta që përbëjnë rrezik për mjetet e vogla. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike parashikohet të nisë gjatë ditës së nesërme, duke lejuar rikthimin gradual në normalitet të aktiviteteve detare dhe peshkimit në gjirin...
Burimi:
gijotina.com