“Përjashtimi nga Traktati për Energjinë”, reagon Balluku: Nuk ekziston ky vendim i BE-së, sajim për dezinformim!

“Përjashtimi nga Traktati për Energjinë”, reagon Balluku: Nuk ekziston ky vendim i BE-së, sajim për dezinformim!

Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka reaguar lidhur me lajmin se Brukseli ka skualifikuar qeverinë shqiptare nga Ministeriali i Energjisë së BE-së, duke e cilësuar si të pavërtetë. Në një reagim publik, institucioni hedh poshtë çdo pretendim, duke theksuar se Shqipëria është një nga vendet me performancën më të qëndrueshme dhe pozitive në zbatimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. "Deklaratat dhe shkrimet e publikuara në orët e fundit përbëjnë shpifje të qëllimshme, me synim baltosjen e një prej sektorëve më të suksesshëm të Shqipërisë.", theksohet në reagim. Më tej, Institucioni thekson se se kemi të bëjmë me dezinformim publik dhe baltosje që përbën një manipulim të qëllimshëm, i cili nuk ka asnjë bazë faktike dhe synon vetëm dëmtimin...