Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Përhapen variante të reja të gripit, mjekët apel: Shmangni mbipopullimet
Pas festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, janari nis me rritje të sëmundshmërisë nga gripi. Ditët e para të 2026 kanë rritur infektimet në popullatë, kryesisht nga gripi i stinës por dhe virozat e tjera në qarkullim. Për mjekët është një situatë e pritshme që ndodh çdo fillimvit, për shkak të grumbullimeve të ndryshme, udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit por dhe nga ftohja e motit. Sipas raportimeve nga Urgjenca Kombëtare, fëmijët 4 deri 14 vjeç rezultojnë moshat më të prekura në këtë periudhë kryesisht nga AH3N2. Mjeku Skëndër Brataj, ka treguar për A2 CNN, se gripi i këtij sezoni ka karakteristikë temperaturën e lartë dhe shumë rezistente. Kreu i Urgjencës Kombëtare këshillon prindërit të mos alarmohen dhe mos nxitojnë drejt spitalit nëse nuk kanë...








