“Përgjegjësia ka një emër: Edi Rama”/ Protesta, reagon Blushi: Nga kjo luftë largohet vetëm ai që ka lindur tradhëtar

“Përgjegjësia ka një emër: Edi Rama”/ Protesta, reagon Blushi: Nga kjo luftë largohet vetëm ai që ka lindur tradhëtar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se prej 12 ditësh rrugët dhe sheshet e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë po gjëmojnë nga revolta e popullit. Komentet Blushi i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku teksa komentoi protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, tha se largimi nga pushteti i kryeministrit Edi Rama është jetik për vendin. Më tej Blushi tha se Partia Socialiste duhet të gjejë forcë dhe të distancohet nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij, në bashkëpunim me oligarkët, po grabisin pronat dhe pasuritë e Shqipërisë. Tedi Blushi: Prej 12 ditësh rrugët dhe sheshet e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë po gjëmojnë nga revolta e popullit. Kjo është rrahja e zemrës së një kombi që nuk pranon më...