“Përgjaken” sërish rrugët e vendit! Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, ndërrojnë jetë dy persona

“Përgjaken” sërish rrugët e vendit! Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, ndërrojnë jetë dy persona

foto ilustruese LEZHË- Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.  Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gocaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Dyshohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga automjeti. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë tre të rinj humbën jetën në aksidentin tragjk të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass".