Përfundon sot afati për aplikimet për kreun e Policisë së Shtetit, kush janë kandidatët në garë

Përfundon sot afati për aplikimet për kreun e Policisë së Shtetit, kush janë kandidatët në garë

Foto ilustruese TIRANË- Sot mbyllet afati për aplikimin për garën e postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Deri më tani mësohet se janë dorëzuar dy aplikime, drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela dhe drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, Pëllumb Seferi. Në orët në vijim pritet të dorëzojnë aplikim edhe emra të tjerë, përfshirë drejtorin e Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, i Durrësit, Afrim Tafa, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Në garë pritet të jenë edhe drejtues të tjerë. Përzgjedhja për kreun e Policisë së Shtetit bëhet në bazë të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë. Fillimisht Komisioni i Posaçëm kryen verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e...