Përfundon rikonstruksioni i konviktit “Ymer Tola” standarde moderne për jetesë dhe studim
Një investim tërësisht i përfunduar ka transformuar konviktin “Ymer Tola” në Elbasan, duke krijuar kushte moderne jetese dhe studimi për nxënësit e shkollave të mesme, veçanërisht për ata të arsimit profesional dhe për të rinjtë që vijnë nga zonat e thella rurale.Objekti është rikonstruktuar nga themelet dhe tashmë përfshin 26 dhoma me një kapacitet prej 100 shtretërish. Çdo dhomë është e kompletuar me krevate, dollapë, rafte librash, tavolina studimi, karrige dhe kondicioner, duke ofruar ambiente komode për jetesë dhe përgatitje mësimore. Janë ndërtuar tualete sipas standardeve, një sallë e re studimi dhe një kuzhinë me pajisje bashkëkohore, ndërsa dyert, dritaret dhe veshjet e brendshme janë zëvendësuar plotësisht.Rikonstruksioni ka përfshirë gjithashtu rrjetin e plotë elektrik dhe hidraulik, instalimin e një gjeneratori për furnizim të pandërprerë me...
Burimi:
kohajone.com