Përfundon mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, zbardhen porositë e Ramës
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e thirrur nga Edi Rama, mëngjesin e kësaj të marte. Mbledhja nisi në orën 9:00 dhe zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa janë zbardhur dhe porositë dhe diskutimet që janë bërë mes socialistëve. Sipas raportimeve në media, fokusi kryesor ishte organizimi i brendshëm i partisë dhe intensifikimi i angazhimit në terren. Gjatë diskutimeve Rama ka kërkuar nisjen e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren. Sa i përket forumit më të gjerë drejtues, nuk u vendos një datë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare. Sakaq mësohet se e pranishme në mbeldhje ka qënë dhe Belinda Balluku. Kjo mbledhje vjen pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit të PS të mbajtur pak ditë më parë dhe pas ndryshimeve të forta në...
Burimi:
gijotina.com