Përfundon mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial, nëna 33-vjeçare dhe tre fëmijët e saj asistohen me ndihmë mjekësore dhe sociale

Përfundon mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial, nëna 33-vjeçare dhe tre fëmijët e saj asistohen me ndihmë mjekësore dhe sociale

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Teknik Ndërsektorial (GTN), është vendosur që tre fëmijët dhe nëna e tyre, Blerina Basha, të asistohen menjëherë me ndihmë mjekësore dhe sociale. Ndihma do të nisë fillimisht me sigurimin e të gjitha medikamenteve të nevojshme për trajtimin e sëmundjes infektive të zgjebes. Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në spital derisa të kurohen nga sëmundja ngjitëse, zgjebja, ndërsa më pas do të vijojë një proces i vazhdueshëm mbikëqyrjeje sociale në banesë. Ndërkaq do të bëhet dhe pastrimi e dizinfektimi i apartamentit të tyre. Drejtoresha e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit, Diola Xhango, bëri me dije për Top Channel se në mbledhjen e GTN-së, ku morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, Policisë, Shëndetësisë dhe organizatave jofitimprurëse, u dakordësua një...