Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH në dy pallate në Tiranë, 8 persona të arrestuar
Aktualitet E Shtunë, 17 Janar 2026 16:33 Përfundon operacioni për Call Center në Tiranë, i cili nisi mbrëmjen e së premtes. Në këto momente janë arrestuar tetë persona dhe tre të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim. Këta persona kanë përdorur ambiente të marra me qira në dy pallate në Tiranë për të kryer këtë aktivitet. Hetimi është kryer nga SPAK dhe nga autoritetet italiane. Mësohet se BKH ka janë ushtruar kontrolle në këto ambiente dhe janë sekuestruar pajisjet.
Burimi:
kohajone.com