Përfshihet nga zjarri masivi pyjor në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

Pamje nga zjarri KUKËS- Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në masivin pyjor të zonës së quajtur “Suka e Mamëzit”, në Kolsh, Kukës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore, kryesisht lis. Si pasojë, në vendngjarje kanë ndërhyrë 8 punonjës të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSh) Kukës, së bashku me një mjet zjarrfikës, të cilët po punojnë në terrenin e vështirë për izolimin e flakëve. Flakët gjithashtu janë favorizuar nga era e fortë, ku si pasojë janë përhapur me shpejtësi. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./ZËRI