Përfshihet nga flakët një automjet në Korçë, digjet plotësisht

Përfshihet nga flakët një automjet në Korçë, digjet plotësisht

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec, në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 02:30, teksa mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke e shkrumbuar plotësisht automjetin. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.