Përfshihet nga flakët një apartament në kompleksin ‘Kika 1’ në ‘Komunën e Parisit’
Përfshihet nga flakët një apartament në kompleksin ‘Kika 1’ në ‘Komunën e Parisit’ Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, konkretisht në kompleksin Kika 1. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për të vënë flakët nën kontroll. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që zjarri përfshin pallatet e kompleksit Kika. Më 23 janar të vitit 2025 u përfshi nga flakët një apartament në katin e tetë ndërsa 2 ditë më vonë flakët përfshinë garazhin e parkimit të automjeteve.
Burimi:
sot.com.al