Përfshihet nga flakët magazina e bimëve medicinale në Malësinë e Madhe
Shkodër- Një magazinë, brenda të cilës ruheshin bimë medicinale, në Malësinë e Madhe, është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme duke shkaktuar dëme materiale. Policia ka reaguar ditën e sotme në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa thuhet se shkaqet e zjarrit vijojnë të mbeten të paqarta. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi, në një magazinë për grumbullimin e bimëve medicinale, në pronësi të shtetases F. B., 54 vjeçe, ka rënë zjarr ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e Shkodrës sot. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, por hetimet vijojnë të mbeten aktive. Sakaq mësohet se po pyetet pronari i magazinës dhe pritet...
Burimi:
zeri.ai