Përfshihet nga flakët gjatë natës një banesë në zonën e Ujit të Ftohtë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike
Rreth orës 01:30, një banesë në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë, është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga verifikimet e para rezulton se flakët kanë shkaktuar dëme materiale, duke djegur një dhomë dhe kuzhinën e banesës. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv