Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Përfshihet nga flakët banesa në Laç, shkak bombola e gazit
Rreth orës 02:00, në banesën në administrim nga shtetasi M. L., 64 vjeç, në fshatin Sanxhak, Laç, ka rënë zjarr. Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë pakujdesia gjatë gatimit me bombol gazi. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të zjarrit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. Top Channel