Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës

Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës

Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë pas një vlerësimi të performancës së saj, e cila është konsideruar e dobët në drejtimin e institucionit. Pas largimit nga pozicioni në Durrës, Bello është emëruar inspektore tatimesh në Tiranë. Ndërkohë, në krye të Drejtorisë së Tatimeve të Durrësit sipas infomacioneve është emëruar Agron Nuredinaj.