Përfituesit nga amnistia/ Kriteret e atyre që përfitojnë, vetëm 4 të mitur dhe 9 gra lirohen në listën e 447 të burgosurve

Përfituesit nga amnistia/ Kriteret e atyre që përfitojnë, vetëm 4 të mitur dhe 9 gra lirohen në listën e 447 të burgosurve

Megjithëse në këtë relacion shpjegues për amnistinë aprovuar nga qeveria përmendet se projektligji ka në vëmendje të veçantë gratë dhe të miturit, faktikisht rezulton se kjo kategori do të përfitojë më pak krahasuar me të burgosurit e tjerë. Do të lirohen vetëm 4 fëmijë dhe vetëm 9 gra nga 447 të dënuar që siç është pranuar zyrtarisht do të lirohen, pasi projektligji i amnistisë 2025 u miratua dhe kaloi për diskutim në komisionet parlamentare. 5 janë gra që përfitojnë ulje dënimi dhe 2 fëmijë nga 853 të burgosur të tjerë që do tu zbritet dënimi Në institutin e të miturve në Kavajë mbahen 27 fëmijë, më i madhi 18 vjeç. ata janë për vepra të rënda duke nisur nga grabitjet me dhunë, vrasje dhe plagosje...