Përfituan miliona euro duke krijuar kompani fiktive në Shqipëri, sekuestrohen pasuritë e një spanjolli

Përfituan miliona euro duke krijuar kompani fiktive në Shqipëri, sekuestrohen pasuritë e një spanjolli

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar bizneset, tokat dhe automjetet e shtetasit spanjoll Alvaro Romillo Castillo, të dyshuar për pastrim parash dhe përfitim të paligjshëm rreth 30 milionë euro, përmes krijimit të kompanive fiktive në Shqipëri dhe jashtë saj. Hetimet zbuluan se Castillo, babai i tij Domingo Romillo Iriarte, dhe partnerja e tij Mihaela Munteanu Manole, kishin krijuar kompani në Spanjë, Portugali, SHBA, Republikën Dominikane, Estoni dhe Shqipëri, duke përdorur transaksione dhe kontrata fiktive për të fshehur qarkullimin e parave. Njoftimi: Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 33 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll Alvaro Romillo Castillo. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës...