Përfitoi rreth 30 milionë euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit spanjoll
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi spanjoll, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë shoqëri tregtare, mbi 23 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare. Njoftimi i Prokurorisë: Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 23 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit A.C., i ati shtetasi D.I. dhe partnerja...
Burimi:
kohajone.com