Përfaqësuesi i PE-së McAllister: Nuk ka vend për vetëkënaqje! Përmbushni detyrimet për integrimin në BE
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka reaguar me kritika kundrejt Shqipërisë, për çështjen e integrimit në Bashkimin Europian. Në një konferencë për media, ai ka rrëfyer takimin e zhvilluar me Edi Ramën, ndërsa ka deklaruar se nuk ka vend për vetëkënaqje dhe se Shqipëria duhet të punojë më shumë në këtë fazë për të përmbushur detyrimet. Ai ka deklaruar gjithashtu se, Bashkimi Europian është i shqetësuar sa i përket polarizimit politik në vendin tonë ndërsa ka udhëzuar partitë politike për dialog. “Nisëm vizitën tonë në Podgoricë të hënën dhe dje kishim vizita me kryeministrin Rama. Sot takimet ishin në nivel Kuvendi. Komiteti për Punët e Jashtme po punon në lidhje me raportin për Shqipërinë që do të prezantohet...
Burimi:
gijotina.com