Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)

Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)

Dy persona janë arrestur nga Policia në Sarandë pasi akuzohen se kishin përshtatur një ambjent lavazhi për të shitur lëndë narkotike. Sipas Policisë, në pranga janë vënë shtetasit, Renato Makri, 51 vjeç dhe Ilir Prenga, 22 vjeç, banues në Sarandë. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e një lavazhi automjetesh, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe...