Përdori gjuhë fyese ndaj Vokshi, Grupi i PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

Përdori gjuhë fyese ndaj Vokshi, Grupi i PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur kërkesë për marrjen e masës disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë” ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke e akuzuar për përdorim të gjuhës fyese, seksiste dhe diskriminuese ndaj deputetes Albana Vokshi. Incidenti ka ndodhur gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, të zhvilluar dje (5 mars). Gjatë fjalës së tij në sallë, Balla iu drejtua deputetes së opozitës me një koment që, sipas PD-së, cënon rëndë dinjitetin e saj dhe standardet e komunikimit parlamentar. Në kërkesën e depozituar, demokratët i referohen nenit 62 të Rregullores së Kuvendit, i cili përcakton se deputetët duhet të respektojnë standardet e sjelljes dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit gjatë ushtrimit...