“Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë në Hagë”/ Podkasti “Flasim”, Rama për ish-krerët e UÇK: Kërkesë mizore për 45 vjet burg

“Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë në Hagë”/ Podkasti “Flasim”, Rama për ish-krerët e UÇK: Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të ngjarjeve më të spikatura të javës në podkastin “Flasim”, ku në thelb vuri pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, aty ku foli edhe për situatën në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. “Vizita në Washington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes ishte padyshim momenti më i veçantë i kësaj jave. Shqipëria u ul me krenari në një tryezë ku po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Më vjen mirë natyrisht për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë, ku konfirmova edhe pjesëmarrjen e vendit tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, po mbi të gjitha përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare...