Për kë shkon mesazhi? SHBA kërkon institucione të forta në Shqipëri
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, riktheu shqetësimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara mbi lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me kartelet e Amerikës Latine. Ajo i konsideron këto rrjete si kërcënim për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë. Mesazhi u përcoll gjatë ceremonisë përmbyllëse të trajnimit të FBI-së për hetuesit shqiptarë dhe nënvizon nevojën për hetime të thelluara mbi kapitalet e trafikut të drogës dhe përdorimin e tyre në investime publike e private. Ekspertët politikë lidhin këto mesazhe me ndikimin e krimit të organizuar në ekonominë dhe politikën shqiptare, duke theksuar mungesën e përgjegjshmërisë së institucioneve ligjzbatuese për të verifikuar burimet e kapitalit dhe investimet e...
Burimi:
kohajone.com