Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)
Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se viktima është Gjergj Pergegaj, 29 vjeç, me origjinë nga Lezha, i cili jetonte në Frassineto, në bashkinë e Arezzos. Ai pritej të mbushte 30 vjeç më 19 prill. Sipas autoriteteve italiane, Pergegaj u qëllua me katër plumba pistolete pranë një lokali, në rrethrrotullimin e Olmos, në fillim të rrugës “Via Romana”. Për ngjarjen është arrestuar një 35-vjeçar shqiptar, i njohur i viktimës, banues në Rigutino. Ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa pritet të japë dëshminë e tij përpara hetuesve. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për motive xhelozie apo rivaliteti sentimental, por hetimet vijojnë për...
Burimi:
gijotina.com